Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka ndihmuar vëllain e dënuar për trafik droge, duke përdorur funksionet publiket.
Alibeaj tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se pas vendimit të formës së prerë nga gjykata italiane, emri i tij futet në kërkim kombëtar, duke vijuar më pas me kalimin në kërkim ndërkombëtar.
Ai theksoi se nga ky moment, i cili përkoi me ardhjen e socialistëve në pushtet, u këput filli i ndjekjes së tij, duke aluduar se i vëllai mund ta ketë ndihmuar për mosekstradimin e tij.
Në lidhje me Agron Xhafaj, Alibeaj tha se ai ishte pjesë e një grupi prej 16 vetash, shumica shqiptarë, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë dënuar.
Deputeti i PD-së, deklaroi se grupi i trafikut të drogës, transportonte drogë të llojeve të ndryshme; kokainë, heroinë dhe kanabis nga Polonia, Kanadaja dhe SHBA-ja.