Vetëm pak ditë pasi iu rezervua një pritje madhështore nga Sulltani i ri i Bosforit, Erdogan, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ftua të marrë pjesë në paradën ruse me rastin e 9 Majit.
Edhe pse mëtojnë të shiten si një komb i vlerave evropiane, si një vend që aspiron familjn më të madhe të vlerave humane dhe demokratike, BE-në, serbët duket se nuk mund të shkëputen dot prej shpirtit të tyre që vjen prej origjinës, nga lartësia e Karpateve.
Dhe ja ku e pamë liderin serb, atje ku gjaku dhe historia e thërret në Moskë, në Sheshin e Kuq, në paradën e celebrimit më të lartë të komunizmit të përjetshëm rus, i cili me drejtimin Putin por merr gjithnjë e më shumë forcë.
Vetëm pak ditë më parë pamë një manifestim të spikatur antishqiptar, ku dy ‘vëllezërit’ e Kryeministrit tonë, konfirmuan haptazi aleancën sllavo-turke, një aleancë jo vetëm kundër interesit të kombit tonë, por haptazi edhe kundër vlerave të mëdha perëndimore. Erdogani zgjodhi konferencën e përbashkët me Vuçiçin për të sulmuar Perëndimin dhe afirmoi kështu projektin e tij për rikthimin e Ballkanit në bahçen neo-otomane, një projekt që kryeministri shqiptar Rama ,me veprimet e tij, duket se e mbështet hapur.
/55news.al/