Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth do të vizitojë Tiranën përpara se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Në një intervistë për DW, ministri gjerman ka thënë se qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë.
“Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve. Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.” – shprehet Roth.
Po ashtu Roth do të jetë edhe në Shkup, ndërsa kujtojmë se Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE./55news.al/