Siç duket lufta për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk do të ketë kurrë fund.
Çështja e teatrit është risjellë edhe njëherë në vëmendje deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi ka publikuar e-mailin që ka marrë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ku njoftohet se kjo e fundit nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Edukimit për Teatrin.
Deputeti demokrat ka shkruar se ministrja i trembet ballafaqimit me opozitën, ndërsa ka theksuar se kupa është mbushur tashmë.
Postimi i plotë;
Ministrja e Kulturës refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin e Edukimit për Teatrin.
Kumbaro që harton çarçafë panegjerizmi për veten dhe Ramën,
I trembet ballafaqimit me opozitën dhe artistët që do vinin në datën e caktuar.
Panik?
Arrogancë?
Paaftësi?
Të tria bashkë…
Kupa është mbushur!