Çështja Rama/ LSI kërkon rihapjen e hetimit që prokuroria e mbylli me një ndjesë në rrjetet sociale

Saturday, 12 May 2018 10:14

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Gjykatës së Beratit, duke kërkuar rihapjen e hetimeve lidhur me Kryeministrin Edi Rama për thirrjen që bëri gjatë fushatës së fundit zgjedhore, ku i kërkoi punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhoheshin për mbledhjen e votave në favor të PS-së.

Seanca gjyqësore do të mbahet në 16 maj 2018 dhe pritet një vendim lidhur me kërkesën.

Kjo çështje u mbyll nga Prokuroria, pasi Kryeministri kërkoi ndjesë në rrjetet sociale, lidhur me thirrjen që kishte bërë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, gjatë një mitingu elektoral në Berat, Rama duke iu drejtuar punonjësve të Policisë së Shtetit i bëri një thirrje që të lenë kapelet dhe të mbledhin votat për Partinë Socialiste.

Thirrja drejtuar një trupe të depolitizuar, që është një nga hallkat e rëndësishme për mbarëvajtjen, sigurimin dhe parandalimin e akteve që cënojnë procesin zgjedhor, u konsiderua si një skandal.

Ishte hera e parë që një Kryeministër publikisht deklaronte një gjë të tillë dhe solli një reagim edhe nga organizmat ndërkombëtare.

Por padia e depozituar në Prokurori për të hetuar Ramën për muaj me rradhë u la në harresë, ndërsa Kryeministri u mjaftua me një ndjesë në rrjetet sociale, çka ishte argumenti zyrtar i përdorur më pas nga prokuroria për mbylljen e hetimeve. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...