×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E turpshme/ Trafikanti në shtëpi, kuksianët në burg

Saturday, 12 May 2018 19:12

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo  ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin, i cili akuzohet për trafik droge dhe bashkëpunim me grupet kriminale. Edhe pse prokuroria kërkoi “arrest me burg” për ish ministrin, gjykatësja e çështjes, Liliana Baku, ka marrë 8 orë kohë, për të vendosur për vetëm një  “moslejim për të dalë nga shtëpia”.

Ndaj Tahirit është vendosur një masë dënimi qesharake, një tallje e qartë me popullin shqiptar.

Ndërkohë që kuksianët qëndrojnë në burg, vetëm se protestuan, ish-ministri ka marrë vetëm masën “arrest shtëpie ” edhe pse është përfshirë në një trafik ndërkombëtar të drogës.

Ish-ministri Saimir Tahiri u përfshi në skandalin e përgjimeve të trafikantëve “Habilaj” kushërinj të tij të largët, të cilëve iu kishte shitur edhe makinën. Në përgjimet e Prokurorisë së Katanias trafikantët e përmendnin si personi me të cilin ndanin fitime.

Pas kësaj nisën hetimet paralele në Itali dhe Shqipëri, por edhe pse prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, Kuvendi nuk ia hoqi mandatin e deputetit. Tahiri ka qenë ndër zyrtarët më të sulmuar nga opozita, PD dhe LSI, ndërsa ndaj tij janë lëshuar akuza të shumta, si përgjegjës për kanabizimin e vendit si dhe bashkëpunim me bandat kriminale

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...