Pse është shterp marrëveshja Bushati-Kotzias për patentat!

Diel, 13 May 2018 16:35

Nga Fatmir Gjoçi

Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias nënshtruan marrëveshjen për njohjen e ndersjellte te lejeve te drejtimit te automjeteve.

Marrëveshja reciproke e lejeve te drejtimit te automjeteve duhej bere vite me pare dhe jo sot.

Mijëra e mijëra shqiptare emigrante qe jetojnë ne Greqi, kane vite qe përplasen me problemin e patentave pasi shteti grek nuk i njihet patentat shqiptare.

Kjo erdhi si version i politikave te shtetit helen, vetëm e vetëm për te krijuar te ardhura kolosale nga mijëra e mijëra emigrante, ku ne rastin konkret kjo u arrit, pasi sot te dhënat japin qe pjesa me e madhe e emigranteve janë pajisur me patenta greke.

Pra te dhënat e te ardhurave janë te qarta, flasim për te ardhura marramendëse ku përveç kostos te pajisjes me leje drejtimi ku përllogaritet te jete 700-1000 euro për një leje, emigrantet janë përballur dhe me probleme te tjera si gjoba, procedura gjyqësore etj. (llogarite bëni vete, është shume e lejet, behet fjale për qindra miliona euro)!!!

Realisht kemi shume e shume probleme te tjera qe vështirësojnë jetën e përditshme te emigranteve, si nder me kryesorja është ajo e drejta e pensioneve ku shqiptaret te kenë te drejtën te marrin pensionin e tyre aty ku jetojnë, pra t'ju njihen vitet e tyre te punës edhe sikur te largohen nga Greqia.

Kjo është një e drejte qe duhet te ishte futur dhe realizuar ne paketën e marrëveshjeve reciproke te dy vendeve.

Problem tjetër shqetësues është pajisja me dokumente, ku procedurat me se te vështira, bëjnë shqiptaret te ngelen ne sportelet e institucioneve duke pritur radhe te gjate për te dorëzuar dokumente, sigurisht kundrejt pagesave me goxha kosto qe asnjë vend tjetër evropian nuk e bën.

Pra me bindjen e plote e them, qe jemi kthyer ne një hambar rezervash për vendin qe jetojmë, qe sa here ju duhen "euro", fusin dorën ne xhepat e emigranteve dhe i përlajnë emigrantit dhe ata pak te ardhura qe ka.

Një tjetër problem ku sigurisht kërkon këmbëngulje për ta zgjidhur është dhe ajo qe emigrantet nuk futen ne paketat e ndihmave sociale ashtu siç duhet te jete ne realitet....!. Pra fëmijët e emigranteve nuk përfitojnë atë çfarë përfitojnë fëmijët e qytetareve Grek, ne një kohe qe çdo emigrant paguan çdo detyrim ashtu siç është ligji për te gjithë...!! etj etj..

Personalisht kam qene prezent ku këto probleme janë trajtuar kudo ne takimet zyrtare ku zoti Basha kishte ne axhenden e 7 korrikut te vitit 2016, ne takimet me zyrtare te larte ne Parlamentin e Greqisë, dhe Kryetarit te opozitës Demokracisë se re z. Kyriakos Micotakis etj!

Vete personalisht ja kem shprehur dhe ministrit te jashtëm z. Bushati ne takimin me emigrantet qe kishte ne ambasadën e Shqipërisë ne Athine.

E rëndësishme është qe koha është te këmbëngulim ne maksimum qe, zgjidhjet dhe marrëveshjet te bëhen ne kohen e duhur pa na zhvatur dhe përdorur si pas qejfit te politikave te zbehta, qe për hire te se vërtetës nuk kane pasur asnjëherë oreksin dhe dëshirën për zgjidhje reale.

Ne rastin konkret unë kisha deklaruar qe do jem shqiptari i fundit qe do pajisem me  patente greke, atë e kam shprehur kudo sa qe dhe ne proces gjyqësor ku kam vajtur e kam shprehur, duke thënë qe po luftoj te sjelle këtë te drejte për te gjithë...!

Kjo u arrit, por e vërteta është qe unë dhe një pakice fitojmë nga kjo marrëveshje, pasi shumica e emigranteve janë pajisur me patentën greke.

Autori është kreu i degës së PD, në Greqi

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...