Pas çdo të riu që merret me drogë fajin e ka Rama

Diel, 13 May 2018 20:22

Historia do të flasë gjatë për qeverisjen socialiste. Po e njëjta histori do të flasë gjatë për kokën drejtuese të kësaj qeverisjeje. Edi Rama do të kujtohet jo vetëm si piktori i dështuar që u bë kryeministër, por edhe për njeriun që i çoi të rinjtë shqiptarë në rrugën e drogës. Zero politika nxitëse për arsimimin, kujtojmë këtu që paraardhësi i tij hapi dyert e Universiteteve. Zero politika punësimi të të rinjve dhe me të vetmen politikë atë të kultivimit të kanabisit, të rinjtë shqiptarë sot janë në rastin më të mirë rrugëve të Europës dhe në rastin më të keq në burgje.

Alternativa e vetme që Rama u ofroi shqiptarëve ishte ajo e punësimit në sektorët më të rendomtë të industrisë së drogës. Të rinj që ruajtën parcela, gra që pastronin boçet e kanabisit, kryefamiljarë që ndërmorën rrezikun e transportit të lëndës narkotike drejt vendeve Europiane.

Historia do të flasë gjatë edhe për rritjen rekord të shifrave të përdoruesve. Moshat e reja, veçanërisht adoleshentët janë përdoruesit me përqindjen më të madhe në përdorim.

Mosha nga 15 deri në 18 vjeç janë më të prekurit nga përdorimi, pasi edhe periudha e adoleshencës ka një ndikim shumë të madh. Fatkeqësisht, fati i tyre u përcaktua nga strategjia e Ramës për të kanabizuar vendin.

Qeveria Rama do të mbahet mend në histori edhe për numrin më të lartë të shqiptarëve të dënuar në vendet e Bashkimit Europian. Në mbi 95% e rasteve ata janë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas statistikave, në Greqi janë 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur nga të cilët 100 në paraburgim, në Gjermani 768 shtetas shqiptar të burgosur, në Britani 750 vetë, në Hollandë 92 vetë, në Austri 52 shtetas të burgosur apo në paraburgim. Pas cilitdo prej tyre, mbrapa qendron keqqeverisja dhe nxitja drejt trafikut të drogave.

Po kush e mban këtë përgjegjësi. Mirë do të ishte të mos ia kërkojmë Ramës, pasi ai nuk është i ndërgjegjshëm. Ai nuk do ta pranonte gjithësesi.

Faktet nuk do e lejonin që të ishte i besueshëm për të mbajtur përgjegjësi.

E para ka të bëjë me jetën e tij personale. Ai vazhdimisht është akuzuar se është konsumator i kokainës.

E dyta, ai është strategu i gjithë ekspozesë së sotme të Shqipërisë. Ai e urdhëroi mbjelljen e kanabisit në të gjithë Shqipërisë.

E treta dhe jo më pak e rendësishmja, ka të bëjë me zgjedhjen e tij për të  bashkëpunuar me krerët më të fuqishëm të trafikut të drogës.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 20:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...