Biseda e përgjuar, e dashura e Met Kananit: Ishalla ka të drejtë rilindasi

Hënë, 14 May 2018 20:08

13 prej të dyshuarve si grupi i trafikantit Met Kanani dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në hetimet që përfshinë Greqinë, Turqinë, Bullgarinë por edhe DEA-n amerikane, vetëm në një episod mes kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë grupit i janë sekuestruar mbi tetë tonë kanabis raporton TCH.

Rasti më i fundit i goditjes së grupit, tha prokurorja Imeraj, ndodhi në 19 mars 2018 , ku u bllokuan 1.1 tonë drogë dhe mes 11 shqiptarëve të arrestuar u kap edhe baroni i drogës Met Kanani.

Ky i fundit shfaqet shpesh në komunikime telefonike me anëtarët duke folur herë shqip, herë anglisht e herë spanjisht.

Pikërisht gjatë këtyre bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim. Ajo quhet Serenela dhe në një rast Met Kanani i raporton asaj se Aliu i kishte kërkuar të shkonte në Ekuador.

“Shko!” i thotë Serenela. Komunikimi i fundit me të kërkuarën misterioze ndodhi tre ditë para se Met Kanani të arrestohet në Turqi.

Përgjimi

Serenela: Ti ça do të bësh?

Met Kanani: Unë, ja punë.

Serenela: Do të vazhdosh edhe ca thuaj.

Met Kanani: Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë.

Serenela: Inshallah do Zoti të ketë një çikë të drejtë rilindas

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...