×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

PD publikon tjetër skandal me vëllain e Xhafajt

Tuesday, 15 May 2018 11:22

Skandalet e qeverisë Rama nuk kanë të sosur.

Pas publikimit të audio-përgjimit nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, një tjetër rast i rëndë është bërë me dije ditën e sotme nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku.

Edhe në këtë rast bëhet fjalë për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, ku sipas Tabakut, është ndihmuar nga anëtarët e majtë të Komisionit të Ekonomisë për lojërat e fatit në zotërim të tij.

Ja fjala e plotë Tabakut në komision:

Një vendim i formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit në Itali, detyron Agron Xhafajn të jetë sot në burg. Por, si rezultat i mbështetjes nga mazhoranca dhe Ministri i Brendshëm, me manipulimin e ligjeve të reformës në Drejtësi sot ai është i lirë dhe sot ai drejton trafikun e drogës në Shqipëri dhe ka zëvendësuar bandën e ish-ministrin të brendshëm në Vlorë. Vlora nuk është më qyteti i turizmit. Vlora është kthyer në qytetin e drogës. Unë besoj se në detyrën e parë të këtij Komisioni që ne të fillojmë e të diskutojmë ashtu si në çdo Komision tjetër parlamentar për të atë që PD ka publikuar dhe opinioni publik po diskuton. Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse ky nuk është rast i izoluar. Minitsria e Brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një Ministër i Brendshëm, me një kupolë të tërë policie, të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge fakt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në pesë vitet e fundit. Ne si Komision Ekonomie ne na takon të diskutojmë për këtë çështje. Të diskutojmë edhe për ligjin  e lojërave të fatit z.Braçe që u shtye në dy vite siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij Komisioni, kanë ndihmuar drejtpërdrejt Agron Xhfajn, për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite. sot çdo axhendë parlamentare duhej të fillonte me, si mundet deri në qershor në të ndihmojmë që Shqipëria të hapë negociatat. Si mundet që deri në qershor ne të përmirësojmë situatën duke nisur që nga lufta ndaj krimit dhe drogës që fillon me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm”. 

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 11:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...