Deputeti i PD, Gent Strazimiri garantoi autenticitetin e audio përgjimit të Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Strazimiri deklaroi se audio përgjimi është bërë gjatë kësaj kohë që Fatmir Xhafaj është në detyrën e ministrit të Brendshëm.
Ilva Tare: Mund ta thoni kur është regjistruar videoja?
Gent Strazimiri: Është gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm në detyrë.
Ilva Tare: Ju prej sa kohësh e dispononi ?
Gent Strazimiri: Mjaftueshëm për ta parë dhe për të provuar autenticitetin e saj