Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duket se kohët e fundit e ka humbur qetësinë, duke u përplasur dhe konfrontuar me të gjithë, politikanë, ekspert futbolli, gazetar etj. Kështu ka ndodhur edhe gjatë seancës së sotshme, ku ai inatin e tij ia ka zbrazur koleges se Partisë Socialiste, ekonomistes Evis Kushi.
Ajo që njihet si njëra prej deputeteve më korrekte të Grupit të PS-së, është turpëruar nga Erjon Braçe në një mbledhje publike e cila u transmetua live në TV dhe rrjete sociale.
Por kush ishte zanafilla e këtij konflikti. Deputetja po replikonte me kolegun demokrat në distancë, por kjo ka shkaktuar acarimin e Braçes i cili i ka bërtitur me tone të larta në sy të gjithë të pranishmëve.
“Po boll moj, boll.. do flas unë”, i u drejtua Erion Braçe koleges Evis Kushi, e cila e trembur nga kjo “sjellje stadiumi” nuk ka reaguar.
Duke qene se Kuvendi ka miratuar një Kod Sjellje dhe një Aleancë të Grave Deputete, të cilat predikojnë emancipimin dhe barazi mes gjinive, ky reagim i tepruar i Erjon Braçes, tregon se këto ligje janë të pazbatueshme dhe mbeten vetëm në letër. Por duke qenë se deputeti në fjalë nuk pranon asnjëherë gabimet, minimalisht duhet ti kërkojë të falur zonjës deputete të Partisë Socialiste.