Akuza të renda ka hedhur ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Kryeminstrit Edi Rama për ndarjet Veri-Jug dhe komunitetet fetare në Shqipëri. Berisha tha sot në “Studion e Hapur” se tezat kundër muslimanëve i ka përdorur vetëm Serbia kur donte të terrorizonte Europën me muslimanët e Kosovës. “Edi Rama e përdor tezën e muslimanëve dhe frikën se ata do të pushtojnë Europën. Këtë tezë e kanë përdorur serbët për muslimanët e Kosovës. Serbët e përdorën për të terrorizuar Europën” Tha Berisha.
Ish- kryeministri foli edhe për urrejtjen që Rama tregon për veriorët. “Rama dhe serbët kanë urrejtje nga tropojanët, kosovarët dhe veriun. Kanë urrejtje njësoj. Më ke dëgjuar ndonjëherë ti mua të fyej ashtu?” tha ish kryeministri.
Urrejtja e Ramës në daljet publike përfshin Veriun, Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare.