Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e zyrtarit të lartë dixhital, sipas të cilit në krye të SHÇMB është emëruar Agim Hysi, i cili me 9 vendime gjatë kohës që ka qenë gjyqtar, ka liruar 9 trafikantë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e zyrtarit të lartë dixhital, sipas të cilit në krye të SHÇMB është emëruar Agim Hysi, i cili me 9 vendime gjatë kohës që ka qenë gjyqtar, ka liruar 9 trafikantë. "Lajmi i fundit nga Narkoshteti! Rama emeron ne krye te SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatesin kriminel qe ne 9 procese liroi 9 trafikante droge! Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qënë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën.Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.
Fakte:
1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim
- 2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.
- 3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.
Ky është emëruar drejtor i SHKB”, tha Berisha.