Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Kjo bazuar në klasifikimin e fundit që ka bërë Banka Botërore. Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.
Kështu, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se niveli i varfërisë (atyre që jetojnë me 5 dollarë në ditë) në Shqipëri në vitin 2017 ishte 32.8%, ndërsa në Serbi rezultoi për të njëjtën periudhë 22.4%, në Maqedoni 21% dhe në Malin e Zi 4.4%.
Në vendin tonë, në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë, si rezultat i rritjes ekonomike dhe punësimit. Banka Botërore parashikon gjithashtu që ky nivel varfërie të vijë duke u ulur, deri në masën 27.2% në vitin 2010. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash. Ekonomix.al