Me debate të ashpra ka nisur Komisioni i Ligjeve, ku deputetët e PD-së kanë kërkuar edhe një herë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn.
Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kolegët socialistë, të reflektojnë e të pozicionohen qartë përballë ministrit, që e ka quajtur ‘personi i zhdukur’.
“Si do të ndjekë ky 40 bandat, por bandën e 41 kur do e ekzekutojë ky, atë që e drejton i vëllai i tij”- tha Alibeaj.
“Çfarë lirish do të mbronin ne sot nëse një orë e më parë, ju mbi të gjithë nuk bëni reflektim njerëzor para se të jetë politik. Personi i dënuar me burg, i mbrojtur për 5 vite nga i vëllai ministër i Brendshëm, vazhdon i qetë të japë garanci, mbështetje që trafiku të vazhdojë. Këto janë ato që duhet të diskutojmë ne sot, nuk mundet të mbrohen liritë e njeriut, kur personi zhdukur, ministri i brendshëm i vendit nuk merr përgjegjësitë e veta, ligjore, se ato politike i ka dikush tjetër. Edhe në orën 11:00 kur të shkoni e të gjeni personin e zhdukur, për të treguar që nuk jeni njësoj merrni përgjegjësin penale, kushdo që nuk është i përfshirë në trafik heroine, të mbrojë fytyrën e vet, të familjes e të postit që mbani, nëse vazhdoni krah trafikantëve, ministrave që mbrojnë trafikantët dhe kryeministrat që mbrojnë ministrat”- tha ai.