×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kokaina e kapur e shqiptarëve në Gjermani, ministri bavarez ‘humorist’: Jam konsumator…bananesh

E mërkurë, 16 May 2018 22:15

“Askush nuk duhet të shqetësohet për oreksin e tij”, deklaroi me humor ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman (nga CSU) pasditen e kësaj të mërkure, duke shtuar më tej se, edhe ai vet është një “konsumator i thekur i…bananeve”.

Por, vetëm për shkak të ngjyrës tejet të verdhë të këtij fruti, që nënkupton se janë të bëra mirë, Zyra e policisë bavareze për hetimet kriminale (Bayerische Landeskriminalamt, LKA) nuk do të merrte mundimin të dilte në një konferencë për shtyp. E aq më pak me forca të armatosura dhe nën shoqërinë e forcave speciale të maskuara.

Konferenca, në fakt u mbajt për atë që ishte fshehur brenda bananeve: kokainë me një vlerë tregu prej rreth 400 milionë eurosh. Rreth 670 kg nga kokaina e sekuestruar deri të hënën ishte rindërtuar për qëllime ilustruese mes kutive me banane të freskëta. Ky cilësohet si hetimi më i suksesshëm në historinë e zyrës bavareze të krimeve (LKA), siç u shpreh edhe vet shefi i saj, Robert Heimberger.

Gjatë kohës së hetimit, rreth 500 policë dhe zyrtarë doganorë ishin përfshirë në mbarë Gjermaninë. Por në qendër të hetimit ishte grupi i 8 hetuesve në Mynih. Drejtori policor për krimet, Jorg Beyser përshkruan sesi hetuesit ranë në gjurmët e trafikantëve të drogës. Gjithçka nisi vjeshtën e vitit të kaluar, me dy ngjarje që në pamje të parë dukeshin sikur nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Në një sallë jofunksionale, qindra mijëra banane u zbuluan, disa në ngjyrë jeshile e të tjera të verdha, nga nxehtësia. Më vonë, nga data 22-23 shtator, punonjësit e 10 marketeve të qytetit Rewe, në juglindje të Bavarisë, u shtangën teksa hapnin kutitë e bananeve. Mes frutave u gjetën edhe kokainë tejet e përqëndruar, në pako njëkilogramëshe, e menjëherë njoftuan policinë.

Zyrtarë të një grupi të përbashkët të hetimit të drogave në LKA dhe zyrës së hetimit doganor të Mynihut, nisën hetimin e bashkërenduar nga zyra e prokurorit publik në Landshut. Ajo që zbuluan ishte se, kokaina ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge. Pakot e kokainës ishin fshehur në kutitë e bananeve në Ekuador dhe kishin mbërritur me anije në portin e Hamburgut.

Prej andej, kutitë e bananeve ishin transportuar kudo në Gjermani me kamionë. Në 9 prej destinacioneve, trafikantët kanë mundur të rikuperojnë lëndën narkotike. Një kamera mbikëqyrëse në një prej tyre tregon se ata e dinin me saktësi se në cilat kuti të kërkonin për kokainën. Vetëm se videopërgjimi zbuloi diçka me rëndësi për hetuesit: trafikantët shfaqeshin të armatosur!

Hera e fundit që ata mund të “rrëmbenin” sasi droge ndodhi në mars, në Mynih, nga ku u nxorën 185 kg kokainë. Më pas ranë prè e kurthit. Në Hamburg dhe Hanover, në fund të prillit forcat speciale arrestuan 9 të dyshuar, e pak më vonë edhe 3 të tjerë, shumica shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 180 kg kokainë, 30 mijë euro dhe dy armë. Por puna e hetuesve vetëm sa ka filluar. Tashmë ata janë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tyre.

Në total, nga disa vendndodhje në Gjermani (Hamburg, Hesse, North Rhine-Westphalia, Bavaria dhe Saarland) dhe përgjatë muajve të fundit (shtator 2017-prill 2018), të hënën u njoftua se ishin sekuestruar afro një ton kokainë. Sipas policisë gjermane, rrjeti i narkotrafikantëve ka shitur deri në 1.8 tonë kokainë.

 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...