Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama që ta ndalë menjëherë presionin dhe terrorin shtetëror mbi dëshmitarin Albert Veliu, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
“Dëshmia tregoi se vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, është një nga kokat e trafikut dhe krimit të organizuar në vend. E paralajmëroj sot Ramën se për çdo veprim për të terrorizuar, kërcënuar dhe vënë në presion dëshmitarin do të marrë përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli. Larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror mafioz nga dëshmitari Veliu dhe familjes së tij”, tha Basha.