Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot qytetin e Korçës, teksa një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.
Berisha është shprehur se 27 vjeçari rom është torturuar në ambjentet e Komisariatit të Korçës.
“Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kane torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetë si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit te Korçës”-është shprehur ish-kryeministri.
Berisha i ka bërë thirrje komunitetit rom dhe të gjithë qytetarëve që ngrihen për të përbysur me revoltë qeverinë.
“Me këtë rast i bej thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revolte të fuqishme këtë regjim kriminelesh të urryer”-ka përfunduar Berisha.