Sot është mbajtur samiti i Sofjes së Bullgarisë ku pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Ajo çfarë ka rënë në sy është së pavarësisht të gjitha përpjekjeve të gazetarëve për të marrë të marrë ndonjë prononcim lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë, Rama ka iku pa iu kthyer asnjë përgjigje.
Kryeministri ka arritur të tërheq sërish vëmendjen e gazetarëve të huaj, por kësaj here, ai e ka tërhequr vëmendjen duke mos qenë protagonist në sallë.
Një nga mediat kryesore gjermane Deutsche Welle ka shkruar se “si rrallë herë në evenimentet e këtilla, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte jashtëzakonisht i tërhequr.”
Interesi i gazetarëve për qëndrimet e Shqipërisë ka qenë mjaft i lartë, por Rama ka refuzuar të përballet.
Sipas burimeve nga delegacioni gjerman, “DW” shkruan se në samit ka pasur dhe ende ka rezerva serioze ndaj përkushtimit të Shqipërisë në evitimin e pengesave për hapjen e këtyre negociatave.
“Kjo mbetet një çështje e Bundestagut”, u tha në samit, që lë të nënkuptohet se tek deputetët gjermanë të koalicionit qeverisës ende ekzistojnë dallime në mendime.
Rama i trembur nga pyetjet që mund t’i bënin nuk u ndal as përpara gazetarëve që qëndronin jashtë sallës ku u zhvillua samiti.
Delegacioni shqiptar është larguar pa zhvilluar asnjë bisedë konkrete në samitin e rëndësishëm, pasi i trembej faktit se mund t’i përplasej në fytyrë situata e kriminalitetit në vend dhe sidomos ajo e qeverisë.
Çështje si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet tashmë në Gjykatë.
Ndërsa, qeverisë së Edi Ramës i ka shpërthyer një tjetër skandal, po në Ministrinë e Brendshme, që tani drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Skandali më vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili ishte dënuar me 7 vite burg për trafik droge, në një kohë kur vendit tonë i është vendosur kusht kryesor për negociatat lufta kundër drogës, ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare. Reuters shkruante dje se ka pikëpyetje të mëdha për standardet e qeverisjes në Shqipëri./55news.al