×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rrëfimi i dëshmitarit/ Salianji: Si ia lehtësonte Tahiri “punën” vëllait të ministrit Xhafaj

E Enjte, 17 May 2018 21:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin salianji i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “Neës24”, tha se dëshmitari X, ka dhënë dëshminë e tij në PD, duke saktësuar se në asnjë moment nuk është thënë se ai është personi që ka kryer përgjimin e Agron Xhafajt.

“Ai ka ardhur në PD dhe ka thënë dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje. Nuk ka thënë që e ka bërë ai përgjimin. Ne kemi këtë audio-përgjim që implikon rëndë vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në dëshminë e tij, ai tha se Shefi i policisë ka lehtësuar punën që bënte vëllai i ministrit. Nëse do të kemi materiale të tjera, dhe do të verifikojmë se janë autentike, do t’i publikojmë”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur deklaratës së deputetit socialist Taulant Balla, i cili e etiketoi PD si “një organizatë kriminale”, demokrati Salianji tha se:

“Një parti që ka vendosur drejtojë persona me precedentë, të gjithë që i luftojnë, qofshin parti, mediat, etj; i quajnë të tillë”.

Sakaq, deputeti Salianji ka theksuar se nuk ka asnjë diskutim audio-përgjimi i publikuar nga PD është autentik.

“Janë pyetur kompani ndërkombëtare nëse bëhet verifikimi zërit në distancë, dhe thanë jo. Këto janë teknikalitete që vetëm kryeministrit i vijnë brenda ditës, dhe i paraprijnë vendimit të Prokurorisë që ende sot nuk është përgjigjur. Kryeministri Rama intimidon policinë. Por sot vëllai i ish-ministrit nuk ndodhet në Shqipëri, e çuan në Itali si zotëri, jo me pranga si çdo person që ka një dënim për të kryer. Sot ndaj tij në vendin tonë duhet të kishte nisur një procedim penal”, u shpreh Salianji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...