×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjykata për vrasjen e Ardit Gjoklajt: Nuk u hetua! U mbulua krimi

Premte, 18 May 2018 11:04

Vdekja e Ardit Gjokljat në gusht të 2016 tronditi opinionin publik. Një adoleshent, 17 vjeç që punonte natën në landifillimin e Sharrës për të siguruar para për të blerë veshje e libra për vitin shkollor, u gjet i pajetë (trupi i dëmtuar). Shumë akuza publike u hodhën jo vetëm për firmën 3R që menaxhonte landfillin, por edhe për Bashkinë e Tiranës që kishte lidhur kontratë me këtë kompani.

Tashmë nuk është politika që akuzon Erion Veliajn dhe pronarin e 3R Edurim Teqja, por Gjykata e Tiranës që akuzon prokurorinë se nuk e hetoi si duhet këtë ngjarje.

Sot, pas dy vitesh gjithçka ka prëfunduar dhe askush nuk është në burg. Dy punëtorët e vetëm, të akuzuar nga prokuroria “për shkelje të rregullave në punë” kanë lënë tashmë burgun. Ndërsa, pronari dhe shefat e kompanisë nuk u hetuan fare.

Për lirimin e këtyre dy personave, Gjykata ia hedh topin Prokurorisë.

BIRN ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës, ku thuhet se: Fadromisti Edmond Kallari u gjet fajtor për drejtimin e një fadrome pa ‘leje drejtimi’ dhe u dënua me 2 vjet heqje lirie; por për shkak se masa e dënimit kishte filluar një ditë pas aksidentit në landfillin e Sharrës, gjykata urdhëroi limirin e menjëhershëm. Po kështu është liruar edhe Hakrama që punonte si përgjegjës përgjegjës turni në Sharrë.

Trupa gjykuese e udhëhequr nga gjyqtari Gerd Hoxha, me anëtarë Petrit Çomo dhe Arben Micka e ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për hetime të paplota dhe selektive, duke theksuar se hetuesit nuk kanë arritur as të zbardhin saktësisht dinamikën e ngjarjes.

Asokohe, përveç fadromistit Edmond Kallari dhe përgjegjësit të turnit, Dëfrim Hakrama, policia arrestoi dhe 53-vjeçarin Besnik Braha – me detyrë përgjegjës firme si dhe 45 vjeçarin Bujar Daja – përgjegjës i punonjësve në landfill. Policia gjithashtu shpalli në kërkim pronarin e kompanisë ‘3R’, Edurim Teqja.

Megjithatë, pak muaj më vonë Prokuroria e Tiranës i pushoi hetimet ndaj Brahas dhe Dajës, ndërkohë Teqja nuk u procedua penalisht. Shmangia nga hetimi i drejtuesve të kompanisë nga Prokuroria është cilësuar si vendim selektiv nga ana e gjykatës.

Gjykata thotë se” me 3 shkurt 2017, Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Besnik Brahas duke argumentuar se ai nuk kishte detyrë kontrollin e respektimit të rregullave të sigurimit teknik që kishin të bënin me punën në landfill. “I njëjti argument duhet të shërbente edhe për Dëfrim Hakramën, i cili rezulton të ishte pa një kontratë pune dhe jo i ngarkuar nga kompania si përgjegjës teknik”, shprehet gjykata në vendim.

I pyetur nga BIRN, prokurori Julian Zonja tha se vendosi pushimin e hetimeve ndaj drejtuesit teknik të kompanisë “3R”, pasi nuk kishte asnjë dokument që e vërtetonte pozicionin e tij të punës, por ai shtoi se hetimet për kompaninë ende vijojnë.

“Nuk e vërtetonim dot punësimin e tij ndaj dhe u pushua çështja në ngarkim të tij. Por ne po vijojmë hetimet ndaj përgjegjësive që kompania “3R” kishte në landfill,” tha prokurori.

Për sa i përket rolit të fadromistit Kallari, Gjykata e Tiranës gjithashtu shprehet në vendimin e saj se jo vetëm prokuroria ka dështuar të provojë që ai është përgjegjës për vdekjen e Gjoklajt, po aq më tepër prokuroria ka qenë e paaftë të përcaktojë mekanizmin e ngjarjes.

Duke iu referuar provave të servirura gjatë procesit gjyqësor – si dëshmitë e punëtorëve, pamjet filmike dhe akteve të ekspertimit, gjykata thotë se nuk vërtetohet që fadromisti të jetë autori i vrasjes 17-vjeçarit.

“Edhe po t’i qëndrojmë pretendimit absurd të organit të akuzës se nuk është parë nga dëshmitarët, do të ishte kapur nga kamerat e sigurisë. E vërteta është se i akuzuari nuk ka punuar dhe nuk është afruar me mjetin e tij në vendin në të cilën është gjetur viktima,” shkruhet në vendim.

Gjykata në vendim e fshikullon prokurorinë se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur të vërtetën.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” shprehet trupa gjykuese.

I pyetur nga BIRN, prokurori Zonja u shpreh se edhe pse provat për vdekjen e Ardit Gjoklajt janë rrethanore, ato janë të mjaftueshme për vërtetimin e akuzave.

“Ne e dinim që nuk ishte e saktë koha dhe vendi i ngjarjeve, si dhe provat që kishim ishin rrethanore, por referuar deklarimeve është shumë e sigurt që viktima ka gjetur vdekjen në landfill,” tha ai.

“Është e vërtetë që provat shkencore nuk vërtetuan që vendi i ngjarjes të jetë pikërisht vendi ku u gjet viktima… por nisur nga indiciet dhe të dhënat rrethanore ne kemi bindjen se të akuzuarit janë përgjegjës për vdekjen e 17 vjeçarit,” shtoi Zonja.

Prokurori gjithashtu i tha BIRN se po vijojnë hetimet për përgjegjësitë e kompanisë “3R” në këtë ngjarje, por sa i përket bashkisë së Tiranës hetimet janë mbyllur.

“Ne po hetojmë përgjegjësitë që kompania kishte në zbatimin e kushteve të sigurisë teknike për punonjësit e saj në landfillin e Sharrës. Shpresojmë që shumë shpejt çështjen do ta çojmë në gjykatë,” tha Zonja.

“Bashkia e Tiranës kishte një kontratë që i kalonte përgjegjësitë kompanisë “3R”, kështu që deri më tani nuk na kanë dalë prova për implikimin e bashkisë,” përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...