×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

A di ministri Xhafaj që nuk mund ta gënjejë ambasadoren gjermane...?

Premte, 18 May 2018 12:30

Ministri i Brendshëm ka dalë sot në një deklaratë për mediat së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë. Ata ishin të pranishëm në një ceremoni për task-forcën speciale.

Duke folur pas ambasadores gjermane, ajo që ra në sy ishte fakti se ministri i Brendshëm edhe pse u munduar të dukej i qetë pas akuzave të drejtpërdrejta ndaj vëllait të tij, sërish goja e tradhtoi.

Atij i marrë disa herë goja gjatë fjalës së tij, duke treguar gjendje e tensionuar në të cilën ndodhej.

“Dëshiroj të falenderoj ambasadoren për vizitën dhe mesazhet që përcolli për task-forcën e operacionit “Forca e Ligjit”.

Është rasti për të theksuar mbështetjen e veçantë që qeveria federale e Gjermanisë është duke i ofruar Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbështetja gjermane nuk ka qenë vetëm në kuadër të këshillave konkrete, por edhe të asistencës konkrete për çështje konkrete.

Ne kemi disa çështje të ndjeshme në hetim me bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Unë e vlerësoj ambasadoren për mbështetjen e saj dhe të qeverisë gjermane dhe besoj se marrëdhëniet tona do forcohen më tej.

Shpresoj dhe besoj se do jenë marrëdhënie model për vendet e tjera europiane, të interesuar për një marrëdhënie të tillë.

Dua të them se shqiptarët nuk janë ndër vendet që zënë peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt”.

I pyetur nga gazetarët për dëshminë e Albert Veliut i njohur si ‘Dëshmitari X’, Xhafaj tha se, është sajesë dixhitale.

"Sa i përket videos e dëgjova dëshminë e paraqitur nga PD këtu jemi nën vendin e task-forcës speciale kurse atje jemi në vendin e sajesave dixhitale. Detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale ata për qytetin dixhital.

Nuk është problem, unë kam zgjedhur këtë rrugë ata kanë zgjedhur atë rrugë",- tha Xhafaj.

“Dua t’ju them një gjë, që këtu jemi në vendin e task-forcës speciale, kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokurori speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”,- tha ai.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 12:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...