Pse Rama është gjithmonë i rrethuar nga mafiozë?

Premte, 18 May 2018 13:19

Shpifësi i certifikuar me vendimi gjykate, Taulant Balla tha ditën e djeshme se Partia Demokratike është kthyer në organizatë mafioze. Balla, i cili ndaj tij ka pasur akuza të forta edhe për përdhunim, duhet të kthejë sytë një herë nga partia e tij, për të parë radhën e kriminelëve dhe banditëve. Aq shumë kriminelë ka prodhuar PS pas ardhjes së Edi Ramës në krye të saj, sa shumë herë, kjo parti klasifikohet si një laborator kriminelësh dhe jo parti politike.

Sapo mori drejtimin e PS, Edi Rama e shndërroi atë në organizatë mafioze ku drejtonte sipas rregullave dhe kodeve të mafias. Në fakt, Rama që në rininë e vetë ka qenë i apasunuar për tu shoqëruar me vrasës dhe njerëz me probleme me ligjin. Dhe sapo iu dha mundësia për të drejtuar një parti politike, Rama solli me vete edhe banditët, kriminelët dhe trafikantët e drogës.

Por kulmin Rama e arriti kur ata i solli në Kuvendin e Shqipërisë, pushtet ky për hartimin e ligjeve dhe kontrollin e shumë institucioneve të pavaruar. Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak, por për vrasës, trafikantë droge dhe persona të akzuar për vepra të ndrshyme penale. Që nga Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku, Elvis Roshi, Artur Bushi, Tërmet Peçi, Artur Bardhi, Martin Cubi, deri tek Gentian Daja. 

Ishte Partia Demokratike që e denoncoi atë me zë dhe me figurë, dhe ishte Rama që i mbrojti me mish dhe me shpirt. Pas lobimit të madh që bëri Partia Demokratike në kancelaritë europiane, u hartua dhe votua ligji i Dekriminalizimit, që çoi edhe në largimin e tyre nga Kuvendi dhe nga postet e tjera. Por Rama ka gjetur rrugë të tjerë për të qenë pranë kriminelëve, pasi dihet se ata janë oksigjen për kryemafiozin, Rama.

Tashmë Partia Socialiste është shndërruar në organizatë kriminale, dhe në krye qëndron kryemafiozi, Edi Rama. /55News.al/

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...