Paloka: Ja ambasadorët që kanë diskretituar veten me qëndrimet e tyre…

Premte, 18 May 2018 17:52

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, akuzoi disa prej ambasadorëve të akredituar në Tiranë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj.

Në studion e Ora News, Paloka i konsideroi qëndrimet e disa ambasadorëve si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.

“Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucionet direkte për shumë arsye.

Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje,  por ne kemi zjedhur të mos merremi me disa individë  që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre.

Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre.

Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit”, tha Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...