"Sot Ramën e largoi gazetarja nga konferenca, shpejt qytetarët do e largojnë nga qeverisja!"

Premte, 18 May 2018 18:49

I ftuar në ‘Fax News’ këshillatri juridik në PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama do të përtypë çdo fjalë që thotë në mënyrë të papeshuar pasi PD akuzat e saj i mbështet në fakte, duke paralajmëruar publikimin e fakteve të reja, por që janë ende në fazën e verifikimit pasi sipas tij PD nuk mund të publikojë në opinion prova të pavërtetuara.

Bardhe u shpreh se nuk është i habitur nga reagimi i kryeministrit për audiopërgjimin dhe dëshmisë së dëshmitarit Albert Veliu, pasi edhe herë të tjera kur i kanë plasur skandale në të njëjtën mënyrë ka vepruar.

Bardhi iu referua edhe braktisjes së konferencës nga ana e kryeministrit pas pyetjes dhe këmbënguljes së gazetares së ‘Fax News’ Ambrozia Meta për të marrë përgjigje.

Ai tha se reagimi i Ramës ishte intimidues ndaj gazetares pasi ai jo vetëm që nuk u përgjigj por përmendi pronarin e medias.

“Nëse i analizon të gjithë fjalët e tij, ai ishte i vërtetë sepse për të gjithë rastet e mëparshme është sjellë në të njëjtën mënyrë. Kur u pyet për audiopërgjimin, tha se ishte i manipuluar, por nuk bën me dije ku është kryer kjo ekspertizë, nëse është laborator ndërkombatar le të na e thotë, është I njëjti skenar, përsëritja e të njëjtës mënyrë.

Por lajmi sot është që një gazetare profesioniste , me pyetje profesioniste e bërëi që të braktisë konferencën, u përpoq të intimidojë gazetaren duke i përmednur pronarin dhe të shantazhojë median. Ai provave u përgjigjet me fjalë, fjalë, fjalë. Nëse ka fakte se materiali është I manipulaur të bëjë trasnparencë se nuk ka pse të fshehet por nuk është e vërtetë, këtë e bën për të intimiaduar. Sot  e largoi gazetarja nga konfereca, e afërt është dita kur qytetarët do e largojnë nga qeverisja e vendit”, tha Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...