Tritan Shehu: Kjo është politikë e jashtme antikombëtare dhe memece

Premte, 18 May 2018 19:30

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar sot sa i përket politikës së jashtme të qeverisë Rama duke pohuar se Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne marrëdhëniet ndërkombëtare, duke dëmtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombëtare.

Ja çfarë shkruan Tritan Shehu

Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne marrëdhëniet ndërkombëtare, duke dëmtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombëtare.

Ne dhjetor kjo Qeveri votoi paradoksalisht kundër SHBA ne Organizatën e Kooperimit Islamik (OKI) dhe Asamblenë e OKB, pa informuar Parlamentin, duke tentuar te fshehe këto akte te renda.

Para pak ditësh po kjo Qeveri çuditërisht u përfaqësua ne Jeruzalem për çeljen e Ambasadës se ShBA aty, një veprim racional ky, por qe përsëri Ministria e Jashtme nuk kishte guximin ta publikonte.

Sot po kjo Qeveri merr pjese ne takimin e OKI ne Stamboll dhe hesht si “fija e barit” kur aty dënohen rende ShBA, goditet roli interlokutor i atij vendi lider për paqen ne Lindjen e Mesme, kërkohen veprime kundër tyre, si dhe vihet nen akuze për viktimat, qe ndodhen ditën e hapjes se ambasadës amerikane.

Për te mos folur këtu për akuzat ekstreme te prononcuara ndaj Izraelit, një vend mik e demokratik ky!

Te gjitha këto janë edhe ne Rezolutën e këtij takimi, e cila quhet automatikisht e miratuar nga çdo pjesëmarrës, ne qofte se ai nuk deklaron objeksione.

Përsëri asnjë konsultim me Kuvendin, asnjë informim i opinionit publik.

Heshtje varri, sikur ne te kishim një Qeveri “memece”, kur ne fakt kemi një qeverisje pa ide, pa vizion, te pa përgjegjshme dhe larg interesave kombëtare.

Qe te lëvizë goja duhet te punoje mendja, por duhet për te mire qe ta deklarosh!

 

 

poli.jpg

 

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...