Ekspertiza/ Mos vallë agjencia e huaj e Ramës është Arta Marku?

Premte, 18 May 2018 23:01

I pyetur sot nga gazetarët mbi agjencinë që kishte bërë ekspertizën e audio-përgjimit të Agron Xhafajt, Rama u përgjigj se nuk do e jepte adresën e kësaj agjencie. Në mbledhjen me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e mërkurë, pas publikimit të audio-përgjimit, kryeministri Rama deklaroi se kishte kontaktuar me një agjenci të specializuar për ekspertizën e autenticitetit dhe se përgjigja e saj i mjaftonte si provë. Por dyshime ngrihen se ekspertiza nuk është bërë nga një agjenci e specializuar e huaj.

Deklarata e parë e Ramës se kishte kryer eskpertizën u bë disa orë pasi oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan CD me audiopërgjimin që Partia Demokratike publikoi në media. CD përmbante biseën e një ish-trafikanti me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, dhe biseda përqendrohej te gjetja e një sasie kanabisi për tu transportuar drejt Italisë.

Por kur të gjithë menduan se do të niste një hetim i mirëfilltë me subjekt dy trafikantë që bëjnë pazare kanabisi, sot Edi Rama zbuloi se veprimet e prokurorisë ishin për llogarinë e tij personale.

Në daljen e tij publike, Rama tregoi se kishte në duar përgjigjen e audio-përgjimit dhe sipas tij nuk ishte autentike. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo pergjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik, me të cilin synon destabilimin e qeverisjes…”-tha Rama.

Në këtë mënyrë ka diktuar edhe raportin përfundimtar që do të dalë nga ekspertiza e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

Në këtë rast qeveria kreu hetime paraprake, ndërkohë që audio-përgjimi i administruar  në rrugë ligjore ëshët përdorur për llogari të Ramës. Në çdo rast, nuk duhet të çuditemi aspak që edhe konkluzionet e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku të jenë të njëjta me përgjigjen e kryeministrit. Ky do jetë fati i këtij audio-përgjimi dhe kryeprokurorja “kukull” në duart e Ramës nuk do dalë mbi shefin e madh Rama. Për më shumë që edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejton Donika Prela, shoqja e kryeprokurores.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 23:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...