Manjani: Shkarkohesh për një ankesë, mbahesh në punë nëse merresh me drogë

Saturday, 19 May 2018 13:36

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme për mbrojtjen që po i bëhet Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, pasi skandalit që u publikua për vëllain e tij.

Manjani thotë se Edi Rama ka shkarkuar punonjës të administratës për një ankesë të paverifikuar, ndërsa Ministrin e Brendshëm që e abuzojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e mbron.

Reagimi i Manjanit:

Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojtën e shokut Fatmir, me teorinë e “dy standardeve”.

Por, çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë...

Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administratës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e akuzojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

Ndaj, jam dakord që ka dy standarde, që justifikojnë një të vetëm:

Po u more me drogë je me imunitet!

Narko-Rilindje...

/55News.al/

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...