Berisha: Pa u tharë ende boja e “JO”-së së Parisit, piktori dështon edhe në Sofje

Saturday, 19 May 2018 14:54

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim të tij është shprehur se Edi Rama ka dështuar në përpjekjen e tj për të bindur vendet skeptike të BE, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Dështon me sukses të plotë ofensiva e sharmit e piktorit dështak”, shkruan ish-kryeministri  në Facebook.

Berisha përmendi vizitën e Ramës në Berlin, ku këtij të fundit iu bojkotua darka e shtruar nga grupi parlamentar CDU/CSU.

“Ky dështim total u shoqërua me një rumor dhe zhurmë mediatike negative ne te gjitha vendet, kancelaritë dhe mediat e Europës. Ne ofensivën e tij te sharmit, Rama u përsëriti qëndrimin e tij stalinist ndaj delegacionit parlamentar të Mbretërisë së Holandës, të cilët, mosbesues njëlloj si koleët e tyre gjermanë ndaj raportit të Komisionit Europian, kishin ardhur për të vërtetuar, verifikuar, parë vetë zhvillimet në vendet para se Mbretëria e Holandës të votojë për Shqipërinë”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës goditja e fundit në Samitin e Sofjes i dha  goditjen finale dështimit të piktorit.

Statusi i Plotë 

Screenshot 2

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 16:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...