Vota kundër SHBA në OKB, Islami: Rama e Bushati arrogantë, fshihen si struci

Saturday, 19 May 2018 18:54

 Ish-deputeti Kastriot Islami, i cili  është njohës i mirë i çështjeve të jashtme ka thënë ditën e sotme ku ka folur nga    votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB dhe mundësinë e çeljes së negociatave.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ku po ashtu foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Organizatën e Bashkimit Islamik të thirrur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai u shpreh se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sillen me arrogancë dhe fshihen si struci për këto takime duke mos dhënë asnjë informacion, shkruan BalkanWeb

“Shqipëria është anëtare e organizatës së Bashkimit Islamik dhe është e detyruar të marrë pjesë për të ndarë mendimet e saj. Por problemi është se nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodhi në takimin dje. Kjo konferencë u thirr nga Erdogan pas hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem ku u shoqërua me tensione të shumta. Nga ana e Shqipërisë nuk ka asnjë informacion. Thuhet vetëm se Shqipëria ka marrë pjesë në nivel ambasadorësh, dhe qeveria e ministria e jashtme e kanë fshehur si struci këtë qëndrim. Nuk iu dha rëndësia e duhur këtij takimi. Kjo pason një tjetër vendim të Shqipërisë në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës në Jeruzalem. Atje Shqipëria ka votuar kundër dhe ka pasur një zhurmë të madhe. Edhe për atë Rama dhe ministri i Jashtëm janë përgjigjur pasi është bërë zhurmë në Shqipëri. Herë sillen si arrogantë e herë si struci.

Shqipëria në përgjithësi ka votuar pro nismave të Shteteve të Bashkuara, vetëm kur ka pasur një qëndrim unik. Është hera e parë që votohet kundër nismës së Trump. Minimalisht është gafë, se këto qëndrime mbahen në arshiva.,” tha Islami.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 20:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...