Zbardhet ekspertiza e laboratorit të famshëm për të cilën foli Rama

Saturday, 19 May 2018 21:54

Procedimi i nisur në Prokurorinë e Tiranës në bazë të kallëzimit të Agron Xhafajt për fabrikim të fakteve dhe provave të rreme në lidhje me audiopërgjimin e denoncuar nga PD mes tij dhe bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, i është kaluar për kompetencë prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kjo e fundit ka hapur një tjetër procedim për akuzën e trafikut të narkotikëve pas publikimit të videopërgjimit në fjalë. Ky kalim ka ndodhur për shkak se të dyja materialet kanë persona të njëjtë, që dyshohen se janë përfshirë në videopërgjim.
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar Krimeve të Rënda edhe dëshminë e Albert Veliut, i cili përpara se të pyetej nga Krimet e Rënda kishte dhënë sqarime tek prokuroria e Tiranës.
Mësohet se Veliu edhe në dëshminë e dhënë pranë organit të akuzës të Tiranës, i ka qëndruar faktit që videopërgjimi është i vërtetë dhe se ai kishte biseduar me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash.
Nga ana tjetër në të njëjtën dosje që i është deleguar Krimeve të Rënda, janë edhe dëshmitë e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i cili hedh poshtë në mënyrë kategorike që videopërgjimi mes tij dhe Albert Veliut të jetë i vërtetë.
Madje për të provuar këtë, ai ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës edhe një ekspertize teknike, të cilën e ka bërë privatisht me disa ekspertë britanike, të cilët kanë arritur në konkluzionin se zëri në videopërgjim, nuk është i Agron Xhafës./RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...