×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të dhënat e prindërve, PD: Refuzoni formularët, Nikolla dhe Manastirlliu po shkelin ligjin dhe Kushtetutën

Diel, 20 May 2018 19:08

Partia Demokratike ka reaguar sa i përket mbledhjes së të dhënave për prindërit nga institucionet shtetërore kryesisht nga ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një deklarate postuar në FB, deputetja e PD Albana Vokshi iu bën thirrje qytetarëve që të refuzojnë formularët dhe të mos i plotësojnë dhe firmosin ato pasi në këtë mënyrë institucionet po shkelin ligjet e shtetit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe Kushtetutën e këtij vendi.

Ja si reagimi në FB i deputetes së PD, Albana Vokshi

Jo një replikë me Ministren Lindita Nikolla, që i quan “shkollat kot”, por një SQARIM për të gjithë PRINDËRIT, që kanë FËMIJËT NË SHKOLLAT PUBLIKE.

Të dhënat që lidhen me identitetin e personit (emër, mbiemër, nr. ID,

  1. nr. Tel apo adresa e-mail) kanë KARAKTER PERSONAL. Neni 3 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përcakton si të dhëna personale çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një NUMRI IDENTIFIKIMI, ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. Për rrjedhojë, ato përfshihen në hapësirën që mbron #KUSHTETUTA.

Urdhëri i dhënë nga Ministrja Nikolla, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (nenin 6 dhe 7) Në shkelje të hapur të #Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Prindërit edhe sot gjenden përpara detyrimit për të bërë publike të dhënat e tyre personale, pa iu dhënë asnjë arsye përse kërkohen.

Të dashur prindër,

REFUZONI të firmosni formularët për pëlqimin tuaj për të dhënat personale.

REFUZONI të jepni të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.

DUKE REFUZUAR, THJESHT ZBATONI LIGJIN!!!

Partia Demokratike:

1- E ka denoncuar bërë shkelje flagrante të ligjit;

2- I ka dërguar shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave që të reagonte në mënyrë urgjente. Është e TURPSHME heshtja e Komisionerit!!!

3- Ka dërguar padi penale në Prokurori, për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministret Lindita Nikolla dhe Orgerta Manastirlliu .

4- Ka thirrur në Komisionin e Arsimit Ministren Nikolla për te raportuar rreth kësaj çështje.

Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Europian ka kërkuar masa më të rrepta për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. E për një vend që kërkon të aderojë në Europë, një shkelje e tillë flagrante e ligjit është e patolerueshme.

Por këta nuk janë "Qeveria e Ligjit" por ”Qeveria e Maliqit...!”.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...