×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Revolta e Spaçit/ Tabaku: Nuk ka ende një memorial në kujtim të dëshmorëve të këtij burgu

Hënë, 21 May 2018 10:43

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qenë e pranishme në përkujtimin e 45-vjetorit të Revoltës së Spacit. Përmes një statusi në Facebook, Tabaku shkruan se në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. Sipas Tabakut, në 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spacit u ngritën kundër sjelljes çnjerëzore të regjimit. Ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të dëshmorëve të këtij burgu, ka shtuar më tej deputetja e PD-së.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

45 vjet nga revolta e Spacit.

Per te mos harruar!

Në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spacit u ngritën kundër sjelljen ccnjerëzore të rregjimit karshi tyre. Nën thirrjet “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë” të cilat i rimorën studentët në vitet 1990, këta heronj dhe guximtarë të rrallë vendosën jetën e tyre në ballë të një beteje që shkundi jo pak diktaturën komuniste.

Me trishtim vërej që ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit. Sikundër vërej me trishtim që qeveria ka lënë në harresë këtë ditë të shënjuar për vendin tonë.

Gjykoj se janë të pakta fjalët që mund të them për to, janë të varfëra fjalët e mia karshi tyre dhe respektit që ato meritojnë. Në nuk duhet të harrojmë gjakun dhe përkushtimin e tyre për një Shqipëri më mirë. Ata janë dëshmorët e vërtetë të këtij vendi, heronjtë e rrallë të një kombi që duhe të gjejë forcat për të përmbushur ëndrrën e tyre; një vend të lirë, demokratik dhe në Europë.

I përjetshëm dhe përhershëm qoftë kujtimi për to dhe përpjekja e tyre qoftë mësim për ne. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 11:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...