×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Basha: Xhelatët e Spaçit po ia vrasin lirinë dhe shpresën shqiptarëve

Hënë, 21 May 2018 19:31

“Nuk ka një ditë më domethënëse se 45 vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që e do drejtësinë e vërtetë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, që do ta çlirojë shpresën dhe ëndrrën për Shqipërinë Europiane nga qeveria më anti-europiane, 
të bashkohemi të shtunën në protestën kombëtare të 26 Majit!”
, kështu e ka shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nderimin e tij për heronjtë kryengritës të Revoltës së Spaçit, teksa ka bërë thirrje për unitet të shqiptarëve në protestën kombëtare të 26 majit.

“ Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!’’, shkruan ndër të tjera Basha.

Sakaq, ai thotë se Partia Demokratike është gati ta udhëheqë dhe ta fitojë këtë betejë bashkë me shqiptarët, që nuk duan ta lënë të ardhmen e fëmijëve të tyre në duart e krimit!

Reagimi i plotë:

45 vjet më parë, në burgun famëkeq të Spaçit, në kulmin e diktaturës komuniste, një grup shqiptarësh dhanë një provë madhështore të mbijetesës, qëndresës dhe shpresës. Atëherë kur retë e zezë të diktaturës kishte mbuluar Shqipërinë, e nuk kishte më shpresë e besim se një ditë do të kishte liri, burrat trima brenda burgut të Spaçit ngritën krye.

Me kurajo të paimagjinueshme, ata morën për dy ditë nën kontroll burgun, ata treguan se liria fitohet dhe mbahet vetëm me sakrificë.

45 vjet pas revoltës së Spaçit Shqipëria është në pikën më kritike të saj! Xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin dhe po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve.

Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim ne krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë duke na mbyllur derën e Perëndimit, dhe duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa!

Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!

Partia Demokratike është gati ta udhëheqë dhe ta fitojë këtë betejë bashkë me shqiptarët që nuk duan ta lënë të ardhmen e fëmijëve të tyre në duart e krimit!

Së bashku e udhëhoqëm dhe e fituam betejën për të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vrasësit, trafikantët, përdhunuesit!

Së bashku ia dolëm të ndërgjegjësojmë SHBA dhe Bashkimin Europian se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria u kthye në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogës, se Ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës!

Tani shqiptarët dhe mbarë bota kanë parë se si Ministri aktual i Brendshëm me mbështetjen e Kryeministrit, mundësonte, mbronte dhe tani mbulon veprimtarinë kriminale të vëllait të tij, bos i trafikut të drogës në Vlorë.

Nuk ka një ditë më domethënëse se 45 vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, 
që e do drejtësinë e vërtetë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, 
që do ta çlirojë shpresën dhe ëndrrën për Shqipërinë Europiane nga qeveria më anti-europiane, 
të bashkohemi të shtunën në protestën kombëtare të 26 Majit!

Është koha të mos e lëmë më fatin tonë në duart e krimit!

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit!
Zoti bekoftë shpirtin e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 19:34
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...