Braktisi konferencën, Rama sulmon përsëri gazetaren

Hënë, 21 May 2018 21:34

Disa ditë më parë pyetja e një gazetareje e acaroi keqas kryeministrin, madje aqsa e bëri që të ndërpriste konferencën për shtyp e të ofendonte gazetaren.

Këtë të hënë në ABCneës gazetarja Mirela Milori i ka bërë të njëjtën pyetje: A ka në PS persona të përshtatshëm dhe të paimplikuar me drogën e që mund të zgjidhen në krye të Ministrisë së Brendshme.

Rama u shpreh kështu, duke mos dhënë sërish përgjigje, madje duke sulmuar edhe një herë gazetaren që i bëri pyetjen, duke e cilësuar si një shfaqe brutale mungese etike.

Më vjen shumë keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh e të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetaresk, ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës.

Një familje, një parti politike, një qeveri, një organizatë s’mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, që një anëtar i familjes mund të shkelë ligjin, të dali si dru i shtrembër, por përgjegjësi për mënyrën si reagon ndaj rastit, një qeveri është shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera parime program e motivim, por të gjithë janë të ndryshem e çdonjëri mund të jetë i tunduar dhe ndër ta ka njerëz që bien në ngasje e pastaj shfaqen në shkelje të ligjit apo të akuzuar.

Edhe në kishë njerëzit shkojnë si vdekatarë dhe mëkatarë jo si engjëj që në rast se dikush ka rënë në mëkat është i përjashtuar nga vatha e perëndisë.

Nisur nga kush i bën akuzat, atëherë s’gjejmë më askënd që mund të jetë i pagjykueshëm në moralin e vet. Unë jam eksperiment i gjallë i akuzave që janë bërë, unë s’duhet të isha më në faqe të dheut. Ka akuza të drejtësisë, politikës, insinuata, në raport me këto ka gjykime dhe gjykimi bazohet mbi domosdoshmërinë që figura që akuzohet të mos jetë i lidhur mbi akuzat që i bëhen dhe e dyta se në Shqipëri ka një baltë të madhe dhe kulturë akuzash që vjen nga koha e vjetër.

Në rastin e Saimir Tahirit reagova pasi akuza erdhi nga drejtësia dhe tani të provojë të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...