×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama, i dështuar edhe në diplomaci... u kthye duarbosh nga Sofia. Ja sa para mori Serbia...

Tuesday, 22 May 2018 12:47

Samiti i Sofjes nuk ka shërbyer vetëm për të shkëmbyer fjalë dhe premtime mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe për të nënshkruar projekte konkrete.

Kështu, disa shtete ndryshe nga të tjerat, janë kthyer me projekte konkrete nga samiti i Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Ky është edhe rasti i Serbisë.

Qeveria serbe ka nënshkruar gjatë punimeve të Samitit një memorandum bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve, që është organi zyrtar huadhënës i Brukselit, për investime që prekin shifrën e 1 miliard eurove.

Investimet do të kanalizohen në çështjet e ndërlidhjes, si transporti, energjia, digjitalizimi, lëvizshmëria dhe përfshirja, thotë vetë banka europiane e investimeve në njoftimin për shtyp në lidhje me këtë çështje.

Përvec kësaj, Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar marrëveshje edhe mes Bankës Unicredit në Serbi dhe atë Credit Agricole në vlerën e 180 milionë eurove për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi, më shumë se 3500 të tilla.

E ndërkohë që për Serbinë ka projekte konkrete dhe para që duket se do të vërshojnë drejt vendit që tashmë i ka çelur negociatat për anëtarësim, ndërsa për vendet e tjera të rajonit dhe për Shqipërinë ka veç premtime ende jo konkrete.

“Së shpejti do të forcohet edhe prezenca në Shqipëri dhe në Bosnje”,- thuhet në njoftimin e bankës, sipas "scan.tv".

Të dhënat e vetë bankës tregojnë se, institucioni huadhënës zyrtar iu Bashkimit Europian, me aksionerë vendet anëtare, që prej vitit 2014 nuk ka dhënë qoftë një euro të vetme për Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...