×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bozdo: Pas ikjes së klanit Tahiri Xhafajt morën kontrollin e Vlorës, ja çfarë do ndodhë në 26 maj

Tuesday, 22 May 2018 14:35

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Enno Bozdo tha se audio-përgjimi i publikuar nga PD ku shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm si i implikuar në trafikun e drogës është një fakt shumë i fortë që tregon kriminalizimin e kësaj qeverie.

Në rubrikën  “Opinion” në Neës24, Bozdo tha se të gjitha akuzat e PD prej 5 vitesh janë vërtetuar me materialet e publikuara së fundmi.

Ai tha se duhet të pritet përgjigja e Prokurorisë për vërtetësinë e audio-përgjimit, por PD është e bindur se është zëri i Agron Xhafajt.

“Unë besoj se ka një mpiksje të opinionit publik për këtë çështje. Qeveria është thellësisht e implikuar në trafikun e drogës. PD ka denoncuar me emra dhe fakte. Unë them se opinioni është i bindur me këto prova dhe akuzat prej 5 vitesh se qeveria është e përshirë në trafikun e drogës sot janë të vërtetuara.

Qytetarët janë të shqetësuar për mënyrën e qeverisjes. PD nuk është në garë për të bindur qytetarët, sepse tashmë dihet që kriminalizimi i shtetit ka ndodhur. Çështja është si do reagojmë ne për këtë çështje. Të presim përgjigjen nga prokuroria për vërtetësinë e audio-përgjimit, por unë jam i bindur se materiali është autentik. Çështja është që kemi një qeveri të kriminalizuar. Pas ikjes së Klanit të Tahirit nga Vlora vëllai i Xhafajt kontrollon këtë qytet. Realiteti është qe kemi të bëjmë me një qeveri të kriminalizuar”- tha Bozdo,.

Ndërkohë i pyetur për protestën e 26 majit në Tiranë nëse PD do kërkojë largimin e ministrit Xhafaj, Bozdo tha se tashmë ministri është larguar politikisht, pasi askush nuk ka besim tek ai dhe synim mbetet largimi i qeverisë. Sipas Bozdos, PD pret një pjesëmarrje masive të shtunën.

“Fatmir Xhafaj është larguar politikisht sepse askush nuk ka besim tek ai. Problemi kryesor është që të largojmë kryeministrin. Ne presim një mbështetje masive në datë 26 maj dhe në ditët në vijim do bëjmë publike detajet e protestës. Nuk e kemi specifikuar ende për sa orë do merret leje. Protestat e fundit të PD kanë qenë masive. Qyqarët janë të pakënaqur dhe ka dhjetëra protesta dhe kritika kudo që shkon Rama. Ne presim një mbështetje të jashtëzakonshme në 26 maj”- u shpreh Bozdo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...