Krimi në Lushnjë/ Deputeti i PD-së: Kur shefi i komisariatit është nga qyteti i “pashait”, nuk i kërkon llogari askush

Tuesday, 22 May 2018 17:31

Ditën e sotme krimi ka goditur qytetin e Lushnjës ku një person ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë.

Kjo ngjarje ka sjellë reagimin e deputetit demokrat të zonës Myslim Murrizi i cili ka thënë se ndonëse në vërdallë kishte shumë policë duke ‘gjuajtur” makinat për parkim, krimi ka goditur duke mos u trembur fare nga uniformat blu.

“Megjithese plot police i sheh verdalle duke “ gjuajtur” makinat per parkim, kur ka krime per te cilet realisht eshte detyre funksionale e policise, vjen gjithmone mbasi kane ikur autoret.” ka shkruar Murrizi në “Facebook”.

Më tej ai shton duke thënë se shefi i komisariatit është nga qyteti i “pashait” dhe se “pashallarëve” të Vlorës nuk i kërkon dot kush llogari.

“Mjafton te jesh nen urdherat e te “ forteve”, te kontigjenteve, te rrish me plehrat e Lushnjes dhe ti sherbesh “ padrinove” qe te mbajne shef , eshte e rendesishme.

Pa pse ndodhin krime , vrasje, vjedhje etj nuk ka problem.

E sidomos kur njihesh edhe me Gone “ pashain” eshte njelloj sikur te kesh mbaruar OXFORDIN.” mbyll postimin e tij deputeti Myslim Murrizi.

Postimi i plotë

Para pak minutash, pra ne mes te dites, ne mes te qytetit te Lushnjes, krimi godet.

Futen me arme ne dore ne banken RAIFSIZEN dhe policia shkon pas 20 minutash ne vendgjarje.

Megjithese plot police i sheh verdalle duke “ gjuajtur” makinat per parkim, kur ka krime per te cilet realisht eshte detyre funksionale e policise, vjen gjithmone mbasi kane ikur autoret.

Po kush do ti kerkoj hesap shefit te policise???

Ai eshte nga qyteti i “ pashait” dhe mbahet prej 3 vitesh shef komisariati nga “ pashallaret” e Vlores, edhe pse ne Lushnje kane ndodhur disa vrasje ende te pa zbuluara.

Mjafton te jesh nen urdherat e te “ forteve”, te kontigjenteve, te rrish me plehrat e Lushnjes dhe ti sherbesh “ padrinove” qe te mbajne shef , eshte e rendesishme.

Pa pse ndodhin krime , vrasje, vjedhje etj nuk ka problem.

E sidomos kur njihesh edhe me Gone “ pashain” eshte njelloj sikur te kesh mbaruar OXFORDIN.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...