Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, e sheh integrimin e vendit tonë si një sinjal inkurajues për të rinjtë.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, ai tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Por nga ana tjetër ministri gjerman tha se çelja e negociatave është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë që e pret Shqipërinë.
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është ende e gjatë dhe për çdo hap ka një kusht të qartë. Pra, çështja e hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me pranimin e menjëhershëm, por është hapi i parë drejt një rruge të gjatë”, u shpreh Roth.