Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi sot se PD-ja do të publikojë përgjime të reja lidhur me Agron Xhafajn, ku do të tregohet sesi ai ende merret me trafik droge dhe sesi qeveria e ka mbrojtur atë.
Deklarata e Spahos në komisionin e Integrimit dhe përballja me Taulant Ballën:
Spaho:Jemi shtet i kriminalizuar në palcë, - tha Spaho. – Ndërkombëtarët, partnerët tanë, dëshirojnë të integrohemi e të tregojmë shenja që do të ndahemi nga kjo rrugë dhe nga kjo sjellje politike. Ne këtë nuk po e bëjmë.
Në 30 ditë me se mund t’i shërbejmë ne integrimit?nuk i shërbejmë me rezolutë. Do të ishte mirë psh, që atë Balilajn, kur ta kapë qeveria, të japë shenjë që po kap një eksponent të krimit të organizuar. Shenja e dytë do të ishte dorëheqja e ministrit të Brendshëm.
Nuk mund t’i shkojmë ne vendeve të BE-së me një ministër që ka vëllanë e vet në burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Nuk ndodh! A mund të thoni ju një vend në Evropë, anëtar ose jo i BE,m që e ka ministrin e Brendshëm në këto kushte?! Mos u merrni fare me përgjimin! Ai është dënuar për trafik droge!në Itali! 7 vjet! Vetëm për këtë!
Balla: I hoqët përgjimet?!
Spaho: Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do ta shikosh, deri ditën e shtunë do të kesh të tjera, ku do të tregojmë me fakte si e keni mbrojtur këtu dhe si ëhstë akoma i përfshirë! Është akoma i përfshirë në trafik droge dhe si e keni mbrojtur!duro Taulant, se do t’i shikojmë!"