Ajo çfarë kishte paralajmëruar Partia Demokratike pak ditë pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajti, duket se është vënë në jetë nga Edi Rama.
Bëhet fjalë për prishje provash nga struktura të policisë në Vlorë, për të nxjerrë të palarë vëllain e Xhafajt, që akuzohet për trafik droge.
Prishje e provave në fakt nisi që kur Agron Xhafaj, pa kaluar 24 orë nga publikimi i audio-përgjimit, u nis në drejtim të Italisë.
Nisja e tij u bë pas asnjë procedurë, madje për të shmangur Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Xhafaj shkoi në Prokurorinë e Tiranës, ku dihet tashmë se ajo nën kontrollin total të Edi Ramës.
Rama nuk u ndalua me kaq, por nisi të shantazhojë edhe dëshmitarin që kishte bërë audio-përgjimin, Albert Veliun, për të cilin dha urdhër për t’u shoqëruar në polici.
Por prishja më e madhe e provave është bërë atje ku është regjistruar edhe takimi mes Xhafajt dhe Veliut, në lokalin e tij.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ka sekuestruar të gjithë pamjet e lokalit, ka parë se pamjet filmike të ditës ku pretendohet se janë takuar Xhafaj me Veliun mungojnë.
Edhe fshirja e pamjeve filmike të në lokalin e Xhafajt, është në vazhdën e ndërhyrjeve të Ramës për të nxjerrë të larë Famtir Xhafajn. /55News.al/