×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Protesta e së shtunës/ Bozdo: “Çohuni të gjithë, vendi në rrezik!"

E mërkurë, 23 May 2018 18:34

Sekretari Organizativ në PD Eno Bozdo, ka deklaruar se protesta e 26-majit do të jetë më e madhja që ka organizuar ndonjëherë opozita.

Bozdo tha se vendi është para një situate të rrezikshme pasi mazhoranca është e përfshirë në krim dhe për këtë duhet reagim i fortë qytetar për të ndryshuar gjendjen e krijuar.

I pyetur nëse PD kishte materiale të tjera implikuese për zyrtarët e mazhorancës, ai deklaroi se ky diskutim nuk ka ndonjë farë rëndësie, por PD si institucion publik komunikon me qytetarët dhe u paraqet atyre të vërtetën, duke shtuar se nuk merr rolin e gjyqësorit siç bën kryeministri Rama.

Referuar protestës së 26-majit, Eno Bozdo deklaroi se do të jetë paqësore dhe madhështore, duke ftuar qytetarët që të dalin familjarisht.

“Partia Demokratike është institucion publik dhe ka detyrën e saj të tregojë të vërtetën para shqiptarëve dhe nuk merr rolin e gjyqësorit siç bën Rama. PD komunikon me shqiptarët.

Përgjegjësi për këtë situatë mban Edi Rama, ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, opozita duhet të bllokojë jo parlamentin por të gjithë institucionet, shqiptarët ti bashkëngjiten opozitës se është detyrim qytetar për fëmijët tanë. Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm të kapur të lidhur me krimin?!

Do të jetë protesta më madhe që opozita ka organizuar në Shqipëri, prezenca e qytetarëve është shumë e rëndësishme pasi është një protestë për ta, unë do të jem me familjen time”, deklaroi Bozdo.

Sa i përket zërave se do të ketë dhunë, ai deklaroi se sa herë që PD organizon protestë ka lajmëtar të tillë, të cilët i konsideroi ‘urithë’, që përhapin frikë, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk vazhdohet më kështu, duhet reagim. Do të jetë paqësore dhe qytetare, në zakonin e PD-së. Sa herë që PD organizon protestë ka disa lajmëtarë, që unë u them ‘urithë’ që paralajmërojnë dhunë, por nuk do të ketë” u shpreh Eno Bozdo.

Sekretari Organizativ i PD-së u shpreh se protesta e opozitës nuk e dëmton Shqipërinë sa i përket integrimit, duke kujtuar se PD është e vetmja shpresë për shqiptarët për tu integruar në Europë.

“Çohuni të gjithë, vendi është në rrezik, mund të duket emocionale por vendi vërtetë është në rrezik. Perspektivën europiane nuk e përcakton një protestë e opozitës, është qeveria me punën e saj që  e përcakton. PD është e vetmja shpresë e shqiptarëve pët tu integruar në BE, siç ka qenë dhe më parë”, theksoi Eno Bozdo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...