×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ndërkombëtarët zbarkojnë në Tiranë, qeveria ‘Rama’ përpëlitet...

E Enjte, 24 May 2018 08:29

Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, mbërriti të mërkurën në Tiranë, raporton TCH.

Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish-ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vetingut.

Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.

Por Hahn nuk është i vetmi zyrtar i huaj që mbërrin në Tiranë këto ditë.

Të shtunën, kur opozita do të zhvillojë protestën për largimin e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, vjen Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete (Pit) Marocco.

Ai merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore dhe të rajonit për problematikën e sigurisë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Konferenca organizohet nga një grup deputetësh të Parlamentit shqiptar të majtë e të djathtë.

Axhenda e së shtunës ka dhe vizitën e një delegacioni të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, i cili do të zhvillojë takime me drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.

Më 29 Maj, vjen në Shqipëri edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, që do të takojë krerët më të lartë të qeverisë dhe opozitës./TCH/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...