"Pse nuk nisin hetimet për policinë që lejoi Agron Xhafajn të arratiset"

E Enjte, 24 May 2018 10:52

Kreu i PD-së Lulzim basha akuzoi rendë policinë  dhe prokurorinë për veprimet që lejuan vëllain e Ministrit të Brendshëm të ikte nga Shqipëria. Nga foltorja e parlamentit që vazhdon të censurojë fjalën e opozitës, dhe nga një transmetim live në Facebook, Basha tha se Agron Xhafaj u largua për ti ikur drejtësisë dhe përballjes me dëshmitari “X”.

“Ekspertizën na e nxorre brenda 12 orëve. Po ku e cove, gënjeshtar. Ke mbrojtur kriminelët në ç’do rast. Kujtoni të gjithë si bëri me Mark Frrokun, me Armandao Prengën, me Tahirin, Elivish Roshin. Ju kujtohet kur thoshte për avionët me drogë, janë mushkonja.

Largimi në fshehtësi i Agron Xhafajt është ekspertiza e plotë e mbrojtjes së Xhafës.

Agron Xhafaj nuk u largua si i penduar, se do e kishte bërë më parë nëse do të ishte kështu. U largua i shoqëruar nga policia. Veprimet e policisë që e lanë të largohej janë skandaloze. Duhet të nisin hetimet pse e lanë. Është akti për ta shmangur nga ballafaqimi me dëshmtarin. Xhafaj e Rama krijuan të gjitha kushtet për të marrë në mes të natës zërin e Agron Xhafaj në Prokurori.

Pse policia dhe prokuroria nuk kërkuan ndalimin e Xhafës. Kush e njoftoi policinë, Edi Ramën, Fatmir Xhafën për identitetin e dëshmitarit?” tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...