Protesta/ Kryemadhi jep detajet: Qytetarët do vendosin se si do vazhdojë

E Enjte, 24 May 2018 11:20

Kryetarjae LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se protesta e 26 majit vetëm është thirrur nga opozita të mbahet më 26 maj dhe se sa do vazhdojë, atë do e caktojnë qytetarët që do mblidhen në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. “Protesta është atje, ne do udhëhiqemi nga qytetarëve. Jemi peng i qytetarëve, do të bëjmë atë që kërkojnë qytetarët” u shpreh Kryemadhi në dalje nga Parlamenti.

Duke evidentuar se shpresa për një Shqipëri të sigurt me qeverinë e drogës ka humbur, Kryemadhi ftoi mediat dhe gazetarët të vazhdojën të bëjnë thirrje për të ftuar shqiptarët në protestën që siç tha ajo do të përmbysë institucionet e drogës. “Seanca tregoi edhe njëherë se nuk ka shpresë, nuk ka asnjë të ardhme me këtë grup kriminal, që ka rrëmbyer parlamentin shqiptar. Jo vetëm kanë varfëruar shqiptarët, por i kanë demoralizuar dhe masakruar jo vetëm ekonomikisht.  Zghjidhja e vetme është përmbysja e institucioneve të inkriminuara. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij narkomane por edhe përballë shqiptarëve që duan drejtësi.

Nëpërmjet jush, mediave, praninë tuaj e familjarëve tuaj që ta vazhdoni thirrjen ndaj shqiptarëve që të jenë në protestë më 26 maj” përfundoj kryetarja e LSI-së.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 11:25

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...