×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vasili: Rama asgjëson Këshillin Kombëtar të Integrimit, Vlahutin hesht

E Enjte, 24 May 2018 11:35

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë sot një atentat ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.

Kështu thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Facebook, në lidhje me rezolutën e paraqitur sot në Kuvend.

Sipas Vasilit, nëse BE në Tiranë sot hesht, atëherë është bërë palë me krimin.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

“Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së në Tiranë.

Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe një projektrezolute për integrimin evropian.

i paturp, me gjithë të paturpet që e rrethojnë, nuk ia paraqiti fare Këshillit Kombëtar të Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar te integrimit.

Ç'janë këta banditë, që bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin, siç e penguan më parë për vite me radhë për një prefekt në Fier?

BE në Tiranë, që ka folur e flet pa u lodhur, edhe për gjëra që nuk i takonin, sot hesht.

Kjo është një heshtje fajtore, pasi BE në Tiranë, më shumë dhe më mirë se kushdo tjetër e di mire ç'do të thotë të rrënosh dialogun politik.

Rezoluta e njëanshme e tij, e futur hajdutshe sot, është një atentat i hapur ndaj hapjes së negociatave dhe integrimit europian.

BE, nëse nuk flet sot, thjesht bëhet bashkëfajtore në këtë çështje sepse, e përsëris: kur nuk u begenis as Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ku BE në Tiranë ka qenë pjesa më e  rëndësishme, promovuese, nxitëse dhe imponuese e saj, do të thotë se e legjitimon rrënimin e thelbit të procesit të integrimit dhe të së ardhmes së shqiptarëve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...