Deputeti Genc Pollo, nëpërmjet një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, ka deklaruar se Rezoluta e Integrimit Evropian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e miratoi ishte një tekst plot furçe dhe bojëra për makijazhet e fytyrës së qeverisë.
Sipas tij nëse qeveria dhe Edi Rama do të donin një rezolutë konsensuale atëherë do të lejonin që teksti i PS-së shqyrtohej në komisione dhe këshill.
“Kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve dhe përmirësimeve. Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ajo projekt rezolutë i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe vëllai i tij.
Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe zullumet e tjera dhe rruga për një Shqipëri Evropiane është protesta e madhe e 26 majit”