Portalet e Ramës hapin kandidimin për Ministër të Punëve të Pista

E Enjte, 24 May 2018 17:15

Rama e ka bërë rutinë çdo takim me qytetarët shqiptarë, ju flet për portalet qeveritare, ku qytetarët mund të aplikojnë për punë apo të ankohen për shkeljet që ju8 bëhen.

Por janë pikërisht portalet e vetë Ramës që kanë bërë që në rrjetet sociale të plasë ironia. Duke pasur parasysh skandalet që po ndodhin me kabinetin qeveritar, sidomos me ministrinë e Brendshme, në rrjet është hapur një portal ku ofrohet vend pune si Ministër i Punëve të Pista.

Ja çfarë shkruhet:

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.
  2. b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.
  3. c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi
  4. d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.
  5. e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine
  6. f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://www.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...