Nga Ylli Manjani
Që të mos shfokusohet vemendja:
Nuk ka shumë rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo!
Ky mund të jetë një argument plus, por jo thelbësor.
Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë!
Ky është thelbi i problemit.
Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë!
Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës!
Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!
Prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive!
Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion!
Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi!
Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik!